Telegrafi

Xhaferi: Shteti nuk po e trajton mirë ndotjen e ajrit

Foto ilustrim

Arianit Xhaferi nga “ECO Guerilla” sot kritikoi qeverinë për debatin për ndotjen e ajrit, sepse siç tha ai, shteti nuk po bënte sa duhet për të parandaluar ndotjen.

“Kemi dëgjuar që po merren masa, por vetëm cilat masa po merren. Ky vend nuk e trajton mirë ndotjen. Nuk e di nëse duhet të flasim për ndotjen që po bën TEC Manastir. Njerëz të afërt me qeverinë po ndërtojnë hidrocentrale. Metalurgjia është një nga ndotësit më të mëdhenj në Maqedoni. Jugohromi prodhoi 30 ton pluhur”, tha Xhaferi./Telegrafi/