Nesër do të dihet se kush do të jetë kryeministri i qeverisë teknike, pas mbledhjes së Bordit Ekzekutiv të LSDM-së. Për OBRM-PDUKM-në nuk kam asnjë informacion në këtë kohë nëse ata kanë pasur një takim dhe cilët do të jenë ministrat teknikë, deklaroi kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.
Ai gjithashtu informoi se koordinatorët e grupeve parlamentare u dakorduan për një numër ligjesh që duhen miratuar, siç janë ato të punës dhe politikës sociale, financave, pagave dhe pensioneve më të larta, të cilat duhet të hyjnë në fuqi npej 1 janari.
“Ata do të jenë në rendin e ditës nesër dhe deputetët do të fillojnë të votojnë. Megjithatë, deri më tani, ende nuk ka ndonjë marrëveshje midis dy palëve kryesore për Ligjin për Prokurorinë Publike dhe Ligjin për Mbrojtjen”, tha Xhaferi.
Në lidhje me afatin e shkurtuar, Xhaferi thotë se është e mundur që i gjithë procesi i miratimit të qeverisë teknike të mund të përfundojë brenda një dite, gjegjësisht më 3 janar./Telegrafi/