Telegrafi

Xhaferi nesër në vizitë zyrtare në Mal të Zi

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, me ftesë të kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq, nesër do të realizojë vizitën e parë zyrtare në Malin e Zi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në kuadër të vizitës së tij, Xhaferi do të realizojë takime me krerët shtetëror të Malit të Zi, si dhe me kryetarin e Komunës së Ulqinit./Telegrafi/