Kryeministri teknik Talat Xhaferi, sot është pyetur në lidhje me ngjarjet brenda Aleancës për Shqiptarët dhe tërheqjen e mundshme të ministrave të tyre.
Xhaferi tha se në rast se tërhiqet ndonjë nga ministrat e ASH-së, do të propozojë emër të ri. Ai theksoi se “nuk është kryeministër Facebook-u”.
“Natyrisht, nuk e kontestoj të drejtën e pjesëmarrësve për të rishqyrtuar qëndrimet e tyre për pjesëmarrje në qeveri, në mënyrë që çdo anëtar i qeverisë të jetë i lirë të shprehet për statusin e tij të mëtejshëm në qeveri. Është e imja të ndjek dhe ndërkohë sipas sjelljes së tyre të veproj sipas kornizës të kompetencave të mia. Dhe kompetenca ime në situata të tilla është që të dal para kuvendit me propozime të tjera”.
“Unë nuk jam politikan Facebook-u, nuk jam kryeministër që qeveris sipas deklaratave dhe aktiviteteve në Facebook. Unë jam kryeministër i kësaj qeverie, për të cilën kam propozuar një përbërje, prandaj anëtarët e qeverisë duhet të deklarohen zyrtarisht në një situatë kur kanë pikëpamje të kundërta, të deklarohen në vijë institucionale, a kanë ndjenja të që i përkasin kësaj përbërje ose jo!?”, thotë Xhaferi për AIM.