Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, mbrëmë në emisionin “Click Plus” në TV21 ka folur për zgjedhjet presidenciale, si dhe mundësitë që të arrihet censusi prej 40 përqind në rrethin e dytë.
Ai tha se nëse nuk ka dalje prej 40 përqind në raundin e dytë, ai më 12 maj do të duhet ta merr funksionin e presidentit të shtetit. Xhaferi theksoi se ai nuk do të bëhet president, por do ta ushtrojë funksionin e tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Xhaferi ju bëri thirrje qytetarëve për dalje masive në votime të dielën (5 maj), kur do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale të gjashta me radhë.
Ndryshe, në garë për kryetar shteti janë Gordana Siljanovska e cila përkrahet nga OBRM-PDUKM-ja dhe Stevo Pendarovski, i cili mbështetet nga partitë në pushtet./Telegrafi/