Site icon Telegrafi

Xhaferi: Nëse Ivanov refuzon të jep mandatin, qeverinë do ta formojë Kuvendi

Kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi në një intervistë për gazetën ”Koha Ditore” ka thënë se nëse Gjorge Ivanov do të refuzojë të dorëzoj mandatin atëherë Kuvendi do të formojë qeverinë e re të Maqedonisë.

Xhaferi është zotuar se t’i shfrytëzojë kompetencat e tij si kryetar që të vazhdojë procedurat parlamentare konform përcaktimeve kushtetuese.

Xhaferi, nga kabineti i tij, ka folur edhe për ditën kritike të 27 prillit. Ai ka thënë se do të merren në përgjegjësi ata që shkaktuan dhunë në parlament, duke përfshirë edhe deputetët që u dolën në krah protestuesve të dhunshëm.
Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë e ka komentuar edhe mungesën në Kuvend të Ali Ahmetit. Sipas tij, nëse Ahmeti do të ishte në seancë pasojat e dhunës do të ishin më të mëdha dhe dhuna mund të bartej edhe jashtë parlamentit dhe mund të shndërrohej në konfrontim ndëretnik. /Telegrafi/

Exit mobile version