Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka nënshkruar vendimin për shpalljen e zgjedhjeve, të cila sipas dakordimit duhet të mbahen më 12 prill
Në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare sot pasdite u shpërnda Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, ndërsa pastaj Xhaferi duke respektuar afatet për mbajtjen e zgjedhjeve më 12 prill e nënshkruajti vendimin.
Komisioni Shtetëror Zgjedhor pret dokumentin zyrtar nga Talat Xhaferi, me çka pastaj në orën 10:30 minuta do të mbaj seancë në lidhje me zgjedhjet e parakohshme parlamentare./Telegrafi/