Telegrafi

Xhaferi ndaj Muhamed Zekirit: Nëse dëshiron të reagosh, shkruaj në ‘Facebook’

Talat Xhaferi

Me tensione filloi seanca për Ligjin për Prokurori Publike në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Përderisa kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sqaronte se di do të zhvillohet seanca, kishte komentime nga deputeti nga radhët e LSDM-së, Muhamed Zekiri, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Mos reagoni këtu, nëse dëshironë të thonë diçka këtu shkruani diçka në ‘Facebook'”, tha Xhaferi.

Lexo po ashtu Zekiri e quan BDI-në DUI, thotë se koalicioni mes kësaj partie dhe OBRM-PDUKM-së është ripërtërirë

Mbrëmë nënkryetari dhe deputeti nga radhët e LSDM-së, Muhamed Zekiri nëpërmjet ‘Facebook’ akuzoi Talat Xhaferin dhe partinë e tij se kanë hyrë në koalicion me OBRM-PDUKM-në dhe se BDI nuk dëshiron të miratojë Ligjin për Prokurori Publike për shkak të disa qarqeve të caktuara brenda BDI-së.

Në seancë kishte replika edhe ndërmjet kryetarëve të grupeve kuvendare të LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së. Nikolla Micevski nga OBRM-PDUKM kërkonte zgjedhje më 12 prill për shkak të marrëveshjes paraprake të kryetarëve të partive politike te kryetari Stevo Pendareovski.

Nga LSDM thanë se së pari duhet të votohen ligjet e rëndësishme për shtetin dhe më pas të shkohet në zgjedhje./Telegrafi/

Lexo po ashtu Xhaferi: S’jemi të martuar me LSDM-në, nëse duan shumicë të re kuvendare le të tregojnë