Deputeti i BDI-së dhe njëherit kandidat për kryekuvendar, Talat Xhaferi, në emisionin Click Plus, gjatë debatit ndër të tjera ka ftuar kryetarin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov, të shpallë gjendje të jashtëzakonshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Le të shpallë gjendje lufte. Ja ku po i bëj thirrje publike. Nëse mban vlerësimi i tij në bazë të Kushtetutës, neni 123/123 nga Kushtetuta. Sepse janë tre raste kur shpallet gjendje lufte. Ai e di se kjo nuk bën. Kujt po i shpall luftë ai’, ka thënë ndër të tjera Xhaferi. /Telegrafi/