Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, dërgoi ftesa për pjesëmarrje në zgjedhjen e presidenciale të vendit që do të mbahet më 21 prill 2019 (e diel), raundi i parë dhe 5 maji 2019 (e diel), raundi i dytë.
Siç njoftojnë nga konferenca për shtyp e Kuvendit, ftesat u janë dërguar presidentëve të Parlamentit Evropian, Asamblesë Kuvendare të NATO-s, Asamblesë Kuvendare të Këshillit të Evropës dhe Presidentit të Asamblesë Kuvendare të OSBE-së./Telegrafi/