Site icon Telegrafi

Xhaferi i’a merr fjalën Milloshoskit (Video)

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi sot i’a ka ndaluar fjalën deputetit të OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski dhe gjithashtu është fjalosur me deputeten e të njejtës parti , Liljana Kuzmanovska, pasi e vlerësonte se e kishte ”uzurpuar” foltoren e Kuvendit, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Nëse deputetja ka qëllim që të qëndrojë këtu, kjo mua nuk më pengon. Ky është mandati juaj i tretë dhe duhet të dini se në foltore nuk mund të dilni derisa nuk merrni fjalë nga kryesuesi i Kuvendit. Nuk jua marr të drejtën e fjalës vetëm ju them që të shkoni në vend deri sa të merrni fjalë.” i tha Xhaferi deputetes Kuzmanovska.

Antonio Milloshoski ka folur nga vendi duke e korrigjuar Xhaferin rreth të drejtës së fjalës por edhe atij i është ndërprerë fjalimi. /Telegrafi/

Exit mobile version