Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e cilëson si krizë psikologjike sulmin e Gruevskit në seancën kuvendare kur u votua Ligji për përdorimin e gjuhëve.
Në intervistën e tij për televizionin serb, N1, Xhaferi deklaroi se nuk ka problem personal me Gruevskin, pas atij incidenti në Kuvend.
Sipas tij, akuzat e shumta dhe heqja dorë nga kreu i partisë kanë ndikuar në gjendjen e tij, dhe se sulmi ishte shprehje e krizës së tij personale.
Xhaferi shprehet se ka pritur skena të tilla, por jo nga Gruevski./Telegrafi/