Telegrafi

Xhaferi i gëzohet mandatimit të Zaevit për të formuar qeverinë e re të Maqedonisë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka deklaruar se është i gëzuar që Kryetari Gjorge Ivanov e mandatoi Zoran Zaevin për të formuar qeverinë e re të vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, Ivanovi duhet të mendojë për vendimet që solli për të penguar formimin e qeverisë, duke shtuar se thirrja e seancës për qeverinë e re varet nga mandatari dhe ka 20 ditë afat.

Përndryshe, Talat Xhaferi u ftua në Porkurorinë Themelore Publike për të dhënë dëshminë e tij për ngjarjet e 27 prillit. Ai theksoi se dëshmia e tij do të ndihmojë në hetimin e rastit për të gjetur organizatorët dhe për çështjen e hapjes së dyerve të Kuvendit për të hyrë turma brenda./Telegrafi/