Telegrafi

Xhaferi e nënshkruan Ligjin e gjuhëve dhe e nis për tek Ivanovi (Foto)

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, ka nënshkruar Ligjin për përdorimin e gjuhëve, i cili u miratua sot nga shumica qeveritare dhe e dërgoi për tek presidenti i shtetit Gjorge Ivanov, i cili duhet ta nënshkruaj.

Sipas ligjit, në afat prej tetë ditëve nga pranimi i ligjit, presidenti duhet ta nënshkruaj dekretin ose me letër ta njoftojë kryetarin e Kuvendit, nëse vendos që të mos e nënshkruaj ligji, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për ligjin e gjuhëve sot votuan 64 deputetë, ndërsa për 35 mijë amendamentet e OBRM-PDUKM-së nuk u diskutua aspak.

Përndryshe, votimit të Ligjit të gjuhëve i parapriu edhe një incident mes ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe kryetarit Talat Xhaferi./Telegrafi/