Site icon Telegrafi

Xhaçka: Shqipëria koordinim me partnerët për presion ndaj Rusisë që të ndalojë sulmet ndaj civilëve

Ministrja e Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka reagoi pas sulmit të ushtrisë ruse ndaj spitalit në Mariupol, në Ukrainë, duke shtuar se ka udhëzuar ekipin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që të koordinojë punën me partnerët për t’i bërë presion Rusisë që të ndalojë sulmet ndaj civilëve.

Në një njoftim në rrjetet sociale, Xhaçka u shpreh se vrasja e civilëve, shkatërrimi i materniteteve, shndërrimi i infrastrukturës civile në gërmadha janë krime që duhet të dënohen nga e gjithë bota.

“Të tmerruar nga sulmi rus në spitalin e Mariupol në Ukrainë. Nuk ka fjalë për të shprehur dhimbjen dhe indinjatën për këtë akt barbar”, ka shtua Xhaçka. /Telegrafi/

Exit mobile version