Gjashtë shqiptarë kanë vdekur në aksidentin mes dy trenave që ndodhi të mërkurën në afërsi të Larissas në Greqi. Nga aksidenti raportohet se kanë vdekur 57 qytetarë.
Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka ngushëlluar familjet e viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor në Greqi.
Shqipëria sot ka shpallur ditë zie për të nderuar viktimat e tragjedisë në Greqi.
“Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor në Greqi. Kaq shumë jetë të prera në mes kaq papritur e në mënyrë kaq tragjike! Në këtë ditë zije një lutje e veçantë shkon për familjarët e 6 bashkëkombësve tanë që humbën jetën në këtë aksident: Klaudia Lato, Ifigjenia Micka, Erieta Molko, Ioanis Xhiollas, Denis Ruçi, Pavlin Bozo”, ka shkruar ministrja Xhaçka.
Postimi i plotë:
Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor në Greqi.
Kaq shumë jetë të prera në mes kaq papritur e në mënyrë kaq tragjike!
Në këtë ditë zije një lutje e veçantë shkon për familjarët e 6 bashkëkombësve tanë që humbën jetën në këtë aksident:
Klaudia Lato
Ifigjenia Micka
Erieta Molko
Ioanis Xhiollas
Denis Ruçi
Pavlin Bozo