Telegrafi

Xeni prezanton ambientet luksoze të shtëpisë së tij të dekoruar për fundvit

Foto: Xeni/Instagram

Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Shkelzen Jetishi – Xeni, është shumë i pëlqyer nga mijëra fansa për muzikën e tij.

Së fundmi, ai solli një bashkëpunim me reperin Gold AG, këngën me titull “Jam Gjakova”, e cila u prit mirë nga publiku.

Tani që jemi në periudhën e festave të fundvitit, ashtu si çdo koleg i tij, edhe këngëtari gjakovar do të jetë mjaft i angazhuar në aktivitete të ndryshme muzikore.

Lexo po ashtu Atmosferë festive në familjen e kryeministrit Haradinaj, Anita tregon se si e kanë dekoruar shtëpinë për fundvit

Nën frymën e festave, Xeni ka bërë gjithashtu të ditur edhe se në shtëpinë e tij dekoret e fundvitit kanë arritur.

Në disa fotografi të publikuara në rrjetin social Instagram, ai u ka prezantuar fansave ambientet luksoze të shtëpisë së tij.

Nga pamjet, duket se gjithçka është dekoruar me shije dhe ngjyra festive, duke marrë kështu atmosferën e duhur të një ambienti të ngrohtë për festa.

Këngëtari i njohur që njëherësh është edhe gjysh, duket të jetë shumë i entuziazmuar që ka krijuar një ambient të tillë festiv edhe për fëmijët e familjes. /Telegrafi/