Spektakli i Big Brother VIP Albania vijon të sjellë momente të papritura dhe plot emocione.
Një nga situatat më të pazakonta ndodhi së fundmi, kur reperi kosovar Gjesti u bë kinse po largohej nga shtëpia, duke i bërë banorët të besonin se ai kishte marrë vendimin përfundimtar për të dalë nga gara.
Gjesti, i cili më herët kishte njoftuar se do të largohej, u përshëndet me të gjithë banorët, duke lënë pas emocione dhe lot, sidomos te Rozana dhe Egli, me të cilën kishte krijuar një lidhje të veçantë. Por ajo që askush nuk e dinte ishte se gjithçka ishte një rreng i mirëmenduar nga ana e tij.
Pasi mbeti i vetëm, në vend që të kalonte derën e madhe të shtëpisë, ai u fut fshehurazi në dollapin e lavanderisë, duke bërë që askush të mos e kuptonte lojën e tij.
Banorët, të tronditur nga largimi i tij, vazhdonin të mendonin se ai tashmë ishte jashtë, duke shprehur trishtimin e tyre në ambiente të ndryshme të shtëpisë.
Megjithatë, ky mashtrim nuk mund të zgjaste shumë. Xeni, një nga banorët, u fut në lavanderi pa e ditur se çfarë e priste. Pikërisht në atë moment, Gjesti doli nga dollapi dhe u zbulua se nuk ishte larguar aspak nga shtëpia.
Ky veprim i tij ka shkaktuar reagime të ndryshme mes banorëve dhe publikut, duke e bërë këtë një nga momentet më të bujshme të këtij edicioni. /Telegrafi/