Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka zbuluar se një fitore ndaj Real Madridit, ndoshta çuditërisht, ishte momenti i tij më i lumtur që nga kthimi në klub.
Duke folur për shtypin përpara përballjes me Celta Vigo, Xavi ka zbuluar momentin e tij më të mirë si trajner i Barcelonës.
Sipas Xavit, ky moment përkon me fitimin e Superkupës së Spanjës dhe jo fitimin e titullit në La Liga, e cila ishte e para në katër vjet për klubin nga Camp Nou.
“Nëse do të më duhej të zgjidhja një, ndoshta është Superkupa që fituam në janar”, ka thënë fillimisht Xavi në konferencë.
“Ishte një pikë kthese, edhe lojtarët e panë që mund të garonin. Atje lojtarët thjesht e besuan dhe ne si staf fituam besueshmëri. Ishte një moment kyç. Kujtime shumë të lumtura”, përfundoi ai.
Në të vërtetë, kjo ishte një fitore vendimtare në El Clasico për ekipin. Ishte gjithashtu trofeu i parë i Xavit si trajner i Blaugranëve.
Ndryshe, Xavi mbërriti në Cam Nou në nëntor të vitit 2021. Ai do të rinovojë në ditët në vijim, kontratën e tij deri në vitin 2025. /Telegrafi/