Ish-trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka zbuluar se fundmi se synimi i klubit katalunas është të jetë mbi Real Madridin.
Netflix publikoi së fundmi një seri dokumentarësh, “La Liga: All Access”, duke na dhënë një pamje magjepsëse nga prapaskenat e ligës spanjolle.
Në një nga episodet, tashmë ish-trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez foli për synimet e klubit katalunas.
Xavi befasoi me përkufizimin për Barcelonën, duke mos thënë se synim kanë fitimin e trofeve.
“Gjëja më e rëndësishme për Barçën dhe tifozët e saj është të jenë mbi Real Madridin”, ka thënë Xavi.
Ndërsa Xavi bën një pikë të vlefshme – Real Madridi është me të vërtetë një pretendent i madh në La Liga dhe të jesh më i miri do të thotë t’i tejkalosh ata. /Telegrafi/