Dy ish yjet e Barcelonës, Xavi dhe Samuel Eto’o kanë diskutuan për kohën e tyre në klub, duke kujtuan edhe momentin kur mesfushori katalunas e bindi Pep Guardiolan që të mbante sulmuesin kamerunas.
Kur Guardiola mori drejtimin e Barcelonës në verën e vitit 2008, Eto’o ishte një nga ata që trajneri kërkonte t’i largonte.
Sidoqoftë, Xavi bindi Guardiolan se Eto’o duhet të qëndronte.
“Për fat të mirë ju qëndruat sepse ishit afër largimit”, ia kujtoi Xavi sulmuesit,
“Epo, fatmirësisht ju e pyetët [Pep] që unë të qëndroj. Faleminderit për këtë”, u përgjigj Eto’o.
Xavi mendonte se ish-sulmuesi i Mallorcas ishte i rëndësishëm për atë ekip që kishte Barcelona.
Tutje Xavi shtoi se ai ka qenë i bindur që Eto’o do ta ndihmonte ekipin dhe në fund fituan gjithçka së bashku. /Telegrafi/