Trajneri i Barcelonës, Xavi, i ka hapur derën rikthimit të Leo Messit nga PSG, me të cilit iu bashkua në verën e vitit 2021.
Xavi që ka bërë historinë së bashku me Messin, ka pasur fjalë të mëdha për yllin argjentinas, duke e quajtur më të mirin në histori.
“Lojtari më i mirë në botë dhe në histori do të përshtatej gjithmonë”, ka thënë ai në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së dytë play-off të Ligës së Evropës të enjten në “Old Trafford” kundër Manchester United.
Kur u pyet për rikthimin e mundshëm të Messit në Barcelonë, pasi kontrata e argjentinasit me PSG skadon më 30 qershor, Xavi nuk u largua pa një koment.
“Nuk kam asgjë për të shtuar. Unë thashë në atë kohë se kjo është shtëpia e tij dhe se dyert janë të hapura për të, kështu që nuk mund të them asgjë më”.
“Është një mik, ne jemi në kontakt të përhershëm dhe me presidentin flasim për shumë gjëra dhe asgjë më shumë. Nga atje do të varet shumë nga ai, nga ajo që ai dëshiron të bëjë në të ardhmen, atë që i përshtatet klubit… Por është e qartë se kjo është shtëpia e tij, nuk ka dyshim për këtë”, ka thënë Xavi.
Messi ka luajtur mes viteve 2004 dhe 2021 dhe është lojtari i Barcelonës me më shumë ndeshje të luajtura (778) dhe ai që ka shënuar më shumë gola (672)./Telegrafi/