Dani Alves thuhet se do të rikthehet përfundimisht te Barcelona, pasi trajneri Xavi Hernandez ka dhënë tashmë miratimin e transferimit.
Sipas gazetarit të mediumit katalunas Sport, Albert Roge, rikthimi i Alvesit në Camp Nou tashmë është punë e kryer.
Drejtuesit e Barçës janë duke finalizuar detajet e marrëveshjes për rikthimin e mbrojtësit braziliani pasi Xavi ka dhënë miratimin e tij, pasi i përshtatet në skemat e tij.
⚠️🔵🔴 Lo contamos en @sport: Xavi ha dicho ‘SÍ’ al fichaje de Dani Alves. El regreso del brasileño al Barça ya se da por hecho. La intención del club es anunciarlo la próxima semana para que se pueda incorporar ya a la dinámica del primer equipo https://t.co/vPM1Nbtn5s #fcblive pic.twitter.com/y1LDRvVmeE
— Albert Rogé (@albert_roge) November 12, 2021
Sipas burimeve të klubit, njoftimi i nënshkrimit do të vijë pas një takimi të fundit me Alves, pasi të dyja palët e dinë tashmë se nuk do të ketë asnjë problem që ai të veshë sërish fanellën e Barçës.
Dani Alves do të vijë si lojtar i lirë në Camp Nou pas largimit nga Sao Paulo, klubi i fundit ku kishte luajtur.
Pas këtij vendimi, mbrojtësi brazilian iu ofrua disa herë skuadrës së Barçës dhe u pa me Joan Laportan në Camp Nou në ndeshjen kundër Dynamo Kievit.
Barcelona intend to announce the return of Dani Alves next week after Xavi approved his signing, reports @albert_roge 🔵🔴 pic.twitter.com/ZYDBgcIwJW
— B/R Football (@brfootball) November 12, 2021
Barcelona thuhet gjithashtu se nuk do të pres fillimin e afatit kalimtar të janarit, pasi do ta regjistrojë më herët Alvesin, pasi vjen si lojtar i lirë.
Te Barcelona synojnë ta zyrtarizojnë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe Xavi mund të llogarisë tek ai, nëse e mendon të arsyeshme, për derbin e javës së ardhshme kundër Espanyol që do të luhet në Camp Nou. /Telegrafi/
🚨🚨[ @albert_roge🥇] | JUST IN: Xavi has given the green light to the signing of Dani Alves. The club takes his signing for granted, and aims to announce him by next week. The Brazilian will wear the Barça shirt again 🔵🔴. #FCBlive pic.twitter.com/ua8k7OiVPt
— BarçaTimes (@BarcaTimes) November 12, 2021