Menaxheri i Barcelonës, Xavi Hernandez pritet të marrë pjesë në Kupën e Botës 2022 në Katar këtë dimër.
Blaugranët do të kenë 25 ditë pushim nga stërvitja duke filluar më 10 nëntor dhe duke përfunduar më 5 dhjetor.
Sipas gazetës Sport, Xavi do të udhëtojë në Katar për ndeshjet e fundit në fazën e grupeve, që do të zhvillohen në fund të nëntorit dhe fillim të dhjetorit.
Marrëdhëniet dhe kontaktet e tij në vend janë të shkëlqyera. Ai është një mysafir luksi.
📍 Xavi Hernández estará en Qatar 2022
🇶🇦 Su relación y contactos en el país son excelentes y es un invitado de lujo
✍️ @Alfremartinezz https://t.co/TZQGLdkiCS
— Diario SPORT (@sport) November 10, 2022
Xavi drejtoi skuadrën e Katarit, Al-Sadd, për dy vjet përpara se të bashkohej me Barcelonën, pasi kishte përfunduar karrierën e tij si lojtar atje, Në total, ai kaloi gjashtë vjet në Doha.
Përveç kësaj, Xavi mbetet një ambasador i turneut. Kjo përkundër abuzimeve të shumta të të drejtave të njeriut dhe vdekjes së mijëra punëtorëve emigrantë të përfshirë në ndërtimin e infrastrukturës për Kupën e Botës, për të mos përmendur kufizimet në liritë themelore në lidhje me orientimin seksual.
Në të kaluarën, Xavi i ka hedhur poshtë këto akuza. /Telegrafi/