Site icon Telegrafi

Xavi rrezikoi me Dembelen që e futi në lojë pasi nuk ishte totalisht i gatshëm, francezi e ka përballuar mirë ndeshjen dhe ka stërvitur sot

Ousmane Dembele ka kaluar i padëmtuar në ndeshjen e Barcelonës kundër Benficas në Ligën e Kampionëve.

Francezi luajti kundër Benficas nga minuta e 66-të me Barçën që ishte në kërkim të një goli.

Anësori bëri përshtypje, por ai nuk mundi t’i jepte gol skuadrës së tij dhe Barcelona tani shkon drejt Mynihut me nevojën që të fitojë ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.

Dembele kishte qenë jashtë për rreth katër muaj përpara se të rikthehej, por vetëm pas një ndeshje në kampionat, ai u desh të bënte edhe tre javë të tjera pushim.

Trajner i Barcelonës, Xavi, e pranoi se rrezikoi paska me lojtarin, por duket se ai e ka kaluar ndeshjen i padëmtuar.

Siç raportohet nga Mundo Deportivo , Dembele është rikthyer në stërvitje këtë mëngjes, duke punuar në palestër së bashku me lojtarët që filluan ndeshjen e djeshme.

Dembele dhe titullarët do të kthehen në stërvitje në fushë nga nesër (e enjte) ndërsa Barça po përgatitet për ndeshjen e tyre në La Liga me Villarreal të shtunën. /Telegrafi/

Exit mobile version