Arsenali dhe Barcelona kanë zhvilluar një ndeshje spektakolare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Fitorja i ka takuar skuadrës londineze që ka triumfuar mes spektaklit me rezultat 5-3.
Por pas ndeshjes trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez është ankuar duke thënë se ka folur me Mikel Artetën dhe i ka thënë se ka qenë një miqësore dhe jo një ndeshje e Ligës së Kampionëve.
“I thashë trajnerit të tyre Mikel Arteta se ata luajtën sikur kjo të ishte ndeshje e Ligës së Kampionëve dhe jo një miqësore”.
“Intensiteti me të cilin hynë në ndeshje dhe luajtën nuk është normal për një ndeshje miqësore”, deklaroi Xavi pas ndeshjes.
Tutje trajneri katalunas tha se e kupton që të gjithë duan të fitojnë, por që skuadra e tij vinte në këtë sfidë pas një virusi dhe e kishte shumë të vështirë.
“Unë e kuptoj plotësisht se të gjithë duan të fitojnë, por për ne kjo ishte vetëm ndeshja e parë në përgatitje dhe pasi virusi e shkatërroi ekipin tonë. Prandaj kjo ndeshje ishte shumë e vështirë për ne”.
Barça v Arsenal highlights 📺 pic.twitter.com/krKTaYwdVk
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 27, 2023
“Kjo është arsyeja që u befasova nga entuziazmi me të cilin Arsenali luajti ndeshjen. Nuk është normale për një ndeshje miqësore, të ketë kaq shumë faulle dhe kartonë të verdhë”, deklaroi trajneri i Barcelonës.
Arsenali kishte shkaktuar 21 faulle kundrejt 12 të Barelonës, derisa tre futbollistë të londinezëve u ndëshkuan me kartonë të verdhë. /Telegrafi/