Telegrafi

Xavi: Reali janë të frikshëm në finale, por ne duam ta fitojmë këtë trofe

Real Madrid dhe Barcelona do të takohen në finalen e Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite.

Të dyja skuadrat arritën në finale pasi mposhtën Valencian respektivisht Betisin pas ekzekutimit të penalltive.

Para kësaj sfide ka folur trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez që e vlerëson lartë kundërshtarin, por kërkon ta fitojë këtë trofe.

“Realin e shoh si gjithmonë, një ekip i fortë në të gjithë aspektet. Ata janë të fortë taktikisht dhe kanë lojtarë të aftë në lojën një kundër një”.

“Reali është një rival i madh i yni, është skuadra kampione në fuqi e Evropës. Ata janë të frikshëm në finale, kanë një ADN fituese, por ne jemi shumë të motivuar”.

“Psikologjikisht ata janë më të fortë, pasi kanë luajtur më shumë finale sesa ne. Por, ne duam të tregojmë ambicien dhe urinë tonë për të mbërritur te fitimi i trofeut”, tha Xavi në konferencën për shtyp.

Finalja e Superkupës së Spanjës zhvillohet në King Fahd International stadium të dielën me fillim nga ora 20:00 me kohën tonë lokale. /Telegrafi/