Site icon Telegrafi

Xavi reagon pas dhunës së përshkallëzuar në Kataluni (Video)

Legjenda spanjolle e futbollit, Xavi Hernandez ka reaguar me anë të një video për dhunën e përshkallëzuar nga policia në Kataluni, aty ku po mbahet referendumi për pavarësinë e tyre.

Krahina e Katalunisë po mban sot (e diel) referendumin për ndarje nga Spanja, ku qytetarët kanë dalë të votojnë pro ose kundër kësaj.

Megjithatë, dhuna është përshkallëzuar me policinë e shtetit që po përdor plumbat e gomës kundër votuesve.

Lexo po ashtu Përgjaket referendumi në Kataloni, policia gjuan me plumba gome votuesit (Foto)

Dhuna e treguar nga policia ka bërë që shumë qytetarë të lëndohet rëndë nga plumbat dhe kjo i ka irrituar rëndë njerëzit e njohur nga kjo Krahinë.

Një grua e lënduar nga plumbat e gomës

I fundit që ka reaguar është legjenda e Spanjës dhe Barcelonës, Xavi, i cili e ka cilësuar  turp të madh këtë çfarë po ndodh në një vend demokratik.

“Çfarë po i ndodh Katalunisë është turp i madh. Në një vend demokratik, njerëzit duhet të lejohen të votojnë”, ka thënë fillimisht Xavi.

Pamje të përgjakshme nga referendumi në Kataluni

“Mbështetja ime e plotë shkon për katalunasit që janë nisur drejt qendrave të votimit. Rroftë Katalunia”, ka thënë ish-mesfushori i Barçës në një video të publikuar në rrjetet sociale.

Ndryshe, Katalunia është një krahinë e pasur në Spanjë, me plot 7.5 milionë banorë, por autonomia e tyre nuk njihet nga kushtetuta. /Telegrafi/

 

Exit mobile version