Sipas raportimeve, Xavi tashmë ka vendosur të heqë qafe sulmuesin e Barcelonës, Luuk de Jong në janar – përpara se të kryejë një seancë të vetme stërvitore.
Është konfirmuar zyrtarisht se legjenda e Blaugranasëve do të kthehet në Camp Nou për të zëvendësuar Ronald Koeman.
Barcelona ka paguar skuadrën e Katarit, Al Sadd rreth pesë milionë euro për shërbimet e tij dhe 41-vjeçari është gati të bëjë ndryshime masive.
SPORT ka raportuar se emri i parë që do të largohet nga skuadra është de Jong, i cili mbërriti vetëm në ditën e fundit të afatit kalimtar veror.
Reprezentuesi holandez u bashkua me huazim pasi Antoine Griezmann iu bashkua Atletico Madridit më herët gjatë atyre ditëve të verës.
Megjithatë, ish-lojtari i Newcastle nuk është përshtatur në stilin e lojës së Barcelonës dhe Xavi dëshiron ta largojë.
Ai ka shënuar një herë në nëntë ndeshje dhe është lënë në stol në dy të fundit. /Telegrafi/