Site icon Telegrafi

Xavi i përgjigjet Enriques për pretendimin se PSG do të kishte fituar pa karton të kuq

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez i është përgjigjur me një ton të ashpër pretendimeve të trajnerit të Paris Saint-Germain, Luis Enrique, i cili tha se ekipi i tij do të fitonte ndeshjen edhe kundër 11 lojtarëve.

PSG mposhti Barcelonën me rezultat 4-1 për të siguruar kalimin në gjysmëfinale, por polemikat e përjashtimeve nuk u ndaluan.

“Luis Enrique tha se edhe pa kartonin e kuq PSG do të kishte fituar dhe ai shpreson që ju të jeni trajneri i Barçës për shumë vite, çfarë thoni?”, u pyet Xavi.

Lexo po ashtu Luis Enrique i bindur: Do të kishim fituar edhe pa kartonin e kuq të Araujos

Trajneri i Barcelonës u përgjigj me një ton të zjarrtë: “Unë u them JO të dyjave”.

Xavi ka të drejtë që nuk pajtohet me Enriquen. Por, toni i tij sugjeron gjithashtu se ai do të largohet nga klubi këtë verë.

Enrique e festoi fitoren 4-1 të PSG-së kundër Barçës përpara se të shkonte në një konferencë shtypi për t’u mburrur për epërsinë e ekipit të tij.

Lexo po ashtu “Ëndrra ime është të fitoj Ligën e Kampionëve me PSG-në”, Mbappe flet pas triumfit ndaj Barcelonës

Megjithatë, Barça kishte epërsi dhe shihej si favorit për t’u kualifikuar deri në momentin e përjashtimit të Ronald Araujos me të kuq.

PSG tani do të përballet me Borussia Dortmundin në gjysmëfinale. Gjermanët nuk munden dot parisienët kur u përballën me njëri-tjetrin gjatë fazës së grupeve. /Telegrafi/

Exit mobile version