Diario AS raporton se Barcelona ka shumë pak gjasa të bëjë ndonjë nënshkrim të ri në janar.
Arsyeja është, përsëri, Fair Play Financiar: Katalanasit thjesht nuk mund të shpenzojnë para pa rrezikuar një dënim të mundshëm për thyerjen e rregullave ekonomike.
Xavi e kupton situatën e vështirë në të cilën ndodhet klubi dhe pranon që nuk do të arrijë të nënshkruajë me një lojtar të ri në afatin e dimrit.
Mediumi shton më tej se ardhja e Vitor Roque në janar është e mundur dhe trajneri spanjoll me të vërtetë mbështetet në brazilianin e ri për të siguruar mbulim për Robert Lewandowskin.
Andaj, Barcelona do të fokusohet tek lojtarët aktual, por që mund të ketë shitje, për t’u përgatitur më mirë për afatin kalimtar të verës 2024. /Telegrafi/