Barcelona është mposhtur 3-1 nga Real Madridi në derbin që u luajt në kuadër të javës së nëntë në La Liga.
Katalunasit ishin të pafuqishëm në “El Clascion” që u luajt në “Santiago Bernabeu”, duke pësuar dy gola në pjesën e parë, derisa në të dytën edhe pse shënuan, Rodrygo Goes shënoi nga penalltia për të vulosur fitoren e madrilenëve.
Pas ndeshjes, Xavi ka thënë se ata nuk e merituan humbje, por që duhen të jenë më garues në ndeshje të tilla.
🔄 Substitution
↑🟢 Franck Kessie
↓🔴 @Pedri #ElClásico pic.twitter.com/TRRPqpdrm6— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 16, 2022
“Ne jemi në një dinamikë negative. Duhet ta kritikojmë vetveten, e dimë se nuk po bëjmë mirë, duhet të zhvillohemi më shumë”, ka deklaruar ai pas ndeshjes.
“Duhet të jemi më garues, duke mos zhvilluar nivel të lartë të lojës, nuk mund të shënojmë gola, andaj nuk mund të rikthejmë as rezultatin”.
“Asgjë nuk del nga ne pavarësisht besimit dhe respektit për veten. Ndeshja e sotme ishte një mundësi shumë e mirë për të vazhduar udhëheqjen, por ne dolëm duarbosh, kishim mundësi për barazim, por nuk shfrytëzuam momentet tona”.
🔄 Substitution
↑🟢 @ANSUFATI
↓🔴 @dembouz
#ElClásico pic.twitter.com/zz3hiG5FNw— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 16, 2022
“Gjëja pozitive sot është ajo që ndodhi në pjesën e dytë. Ne luajtëm me entuziazëm dhe ishim në gjendje të mposhtnim lojtarët e Real Madridit kur po kërkonim golin e dytë”.
“Ndihem keq dhe i frustruar, nuk ishim aq agresivë sa duhej, në mbrojtje nuk ishim mirë dhe në tranzicion gjithashtu, nuk patëm një lojë të mirë po, por kishte momente tona, sot humbëm një shumë gjëra dhe ne duhet të kritikojmë veten”.
“Jemi në proces ndërtimi, do të luftojmë për kampionat, është ende tetor dhe duhet të bëjmë disa ndryshime”, ka shtuar më tej Xavi. /Telegrafi/
FT #ElClásico pic.twitter.com/VdrAjLGbhM
— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 16, 2022