Telegrafi

Xavi ndeshjen ndaj Athletic Bilbaos e konsideron si një finale

Barcelona luan të dielën më mbrëmje një sfidë të fortë si mysafir i Athletic Bilbaos, ndërsa trajneri i blaugranave, Xavi Hernandez u shpreh se kërkon fitore dhe titullin kampion.

Ai shtoi se nuk do të mendojë për sfidën e radhës që është El Clasico ndaj Real Madrid.

“Athletic Bilbao është një skuadër shumë agresive në fushë, ata fitojnë shumë duele dhe nuk i meritojnë rezultatet që kanë marrë së fundmi. Do të jetë një sfidë mjaft e luftuar. Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne që të ruajmë diferencën me nëntë pikë nga Real Madrid”.

“Është si një finale për ne. Lewandowski është mirë, është stërvitur prej së enjtes dhe kërkon gjithnjë të luaj. Sa i takon Pedri dhe Dembele do të vendosim në fund”.

“Katër lojtarë rrezikojnë skualifikimin nëse marrin kartonë të verdhë dhe do të mungonin ndaj Realit, mirëpo ne nuk do të zbresim në fushë me “frena” kundër Athletic Bilbaos”.

Lexo po ashtu Barcelona rrezikon të mbetet pa katër yje për derbin me Real Madridin

“A mund të jem Ferguson i Barcelonës? E shoh pak të vështirë. Barcelona është shtëpia ime dhe dua të qëndroj gjatë edhe pse ndonjëherë është e pakëndshme. Presidenti është i lumtur me mua dhe stafin. Do të doja të isha si Ferguson, por koha do ta tregojë. Nuk është momenti të flasim për rinovimin, e rëndësishme tani është të fitojmë titullin”, ka thënë Xavi. /Telegrafi/