Telegrafi

Xavi: Messi është nga një tjetër planet

Xavi Hernandez - Lionel Messi (Photo by Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Ish-kapiteni i Barcelonës, Xavi Hernandez e ka përshkruar Lionel Messin si lojtari nga një tjetër planet, i cili vazhdon të përmirësohet çdo.

Dyshja luajtën së bashku me njëri-tjetrin në Camp Nou për pothuajse një dekadë dhe tani Xavi mbetet ende plot falënderim për yllin argjentinas.

Legjenda spanjolle ka zgjedhur fjalët më të mira për ta përshkruar kapitenin aktual të Barcelonës, Messin.

Lexo po ashtu Ardhja e Lionel Messit në Barcelonë, momenti që ndryshoi historinë e klubit katalunas

“Messi vazhdon të përmirësohet, të zhvillojë kualitete të reja dhe të shtojë më shumë aftësi”, ka thënë fillimisht tha Xavi për Marca.

Messi dhe Xavi kanë fituar shumë trofe së bashku te Barcelona (Photo by Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

“Ai është nga një tjetër planet dhe ne jemi me fat që mund ta shikojmë çdo javë në Barcelonë”.

“Ai ka qenë këtu për 14 vitet e fundit dhe shpresojmë se do të vijnë edhe më shumë vite”.

Lexo po ashtu Barcelona planifikon rinovimin e kontratës së Messit

“A do të kthehet ai në Argjentinë? Besoj se ai do të kthehet sepse është jashtëzakonisht konkurrues dhe sapo të ketë pasur kohë për të reflektuar, besoj se do të kthehet për të fituar me Argjentinën”.

“Kritika e Maradonës? Duket e padrejtë, sepse të luash për një ekip kombëtar me nivele aq të larta pritjesh nuk është e lehtë. Loja është ndryshe tani nga epoka e tij”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/