Site icon Telegrafi

Xavi i lumtur me Dembelen, por thotë se nuk është puna e tij qëndrimi i francezit në Camp Nou

Ousmane Dembele ka shkëlqyer natën e mbrëmshme, kur Barcelona mori një fitore spektakolare 4-0 ndaj Athletic Bilbaos.

Sulmuesi anësor francez u inkuadrua nga banka rezervë në lojë dhe shënoi golin e dytë në ndeshje, teksa asistoi edhe në dy të fundit.

Dembele ishte më i miri në fushë dhe pas ndeshjes trajneri Xavi Hernandez pati lëvdata për të.

Por fillimisht Xavi u pyet për të ardhmen e Dembeles, kontrata e të cilit skadon në verën e këtij viti dhe ai ende nuk ka pranuar rinovimin.

“Nuk është puna ime, nuk do të flas për të. Varet nga Ousmane dhe klubi”, deklaroi Xavi pas fitores 4-0 ndaj Bilbaos.

Tutje i pari i shtabit teknik të Barcelonës tha se është i lumtur me paraqitjen e anësorit francez ndaj Bilbaos.

“Ai është shumë profesionist dhe unë e kam mbrojtur gjithmonë atë. Pamë Dembelen që duam ta shohim gjithmonë”, përfundoi tekniku katalunas.

24-vjeçari ka zhvilluar 16 ndeshje këtë edicion, ku ka realizuar dy gola dhe ka dhuruar pesë asistime. /Telegrafi/

 

Exit mobile version