Ansu Fati nuk do të rrezikohet nga Xavi Hernandez në ndeshjen që Barcelona do të luajë me Granadën në La Liga këtë fundjavë.
Trajneri planifikon ta mbajë lojtarin jashtë deri në ‘El Clasicon’ e ardhshme kundër Real Madridit në Superkupën e Spanjës.
Udhëtimi i kësaj fundjave në Granada në xhiron e 20-të do t’i shohë katalanasit me mungesa të mëdha si Sergino Dest, Gavi, Abde Ezzalzouli dhe Alejandro Balde , si dhe Ansu Fati.
Philippe Coutinho gjithashtu është larguar nga klubi për t’u bashkuar me Aston Villa.
“Ansu është mirë. Kishte gjasa që ai të ishte në skuadër, por ne nuk duam të rrezikojmë. Ne do ta mbajmë jashtë fushe”.
“Ai do të jetë me ne për Superkupën, që është një lajm i madh për ne. Ai bën ndryshim të madh”, deklaroi Xavi.
Xavi on @ANSUFATI
❝We don’t want to take any risks. He’ll be ready for the Super Cup. He is a great professional❞ pic.twitter.com/n5MvPDeaXY
— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 7, 2022
Ansu Fati ishtë dëmtuar në mesin e sezonit të kaluar./Telegrafi/