Legjenda e Barcelonës, Xavi, pretendon se do të ishte i lumtur të punojë me ish-trajnerin e tij Pep Guardiola në Manchester City në të ardhmen.
Xavi ka folur pas fitores mbresëlënëse të titullit të Ligës Premier në fundjavë.
City ka një epërsi të pakundërshtueshme në krye të tabelës, edhe pse mbeten pesë ndeshje, por matematikisht janë shpallur kampion të këtij sezoni.
Mesfushori spanjoll foli gjithashtu për stilin e futbollit që luhet nga ekipi i Guardiolës dhe pse është mënyra e tij e preferuar për të luajtur futboll.
“I respektoj mënyrat e tjera të lojës dhe të shikoj ndeshje, por kjo është mënyra më shumë që kam luajtur futboll dhe tani që unë shikoj më shumë futboll se kurrë ky është futbolli që më pëlqen të shikoj”, ka thënë fillimisht Xavi për Daily Mail.
“Unë e shikoj Cityn dhe është kënaqësi t’i shoh ata të luajnë futboll”.
Ish-mesfushori spanjoll ka folur edhe për punën me Guardiolën dhe i është përgjigjur pyetjes se a do të puntonte përsëri me të.
“Pse jo? Kurdo që kam punuar me të, ka qenë si një master i futbollit për mua”, përfundoi ish-mesfushori i Barcelonës. /Telegrafi/