Telegrafi

Xavi ka parë mjaft, përgatitet ta shesë lojtarin që u kushtojë ‘një mal me para’

Barcelona po shqyrton seriozisht të gjitha mundësitë për të shitur Raphinhan gjatë afateve të ardhshme, raporton Diario Sport.

Braziliani po kalon nëpër një formë të dobët këtë sezon, pasi ka luajtur pesë ndeshje radhazi pa dhënë gol apo asist.

Por, pavarësisht vështirësive të Raphinhas, klube nga Liga Premier dhe Arabia Saudite janë të interesuara për shërbimet e tij.

Lexo po ashtu Probleme serioze për Barcelonën para afatit kalimtar të janarit

Braziliani pësoi një lëndim muskulor që e përjashtoi atë për rreth një muaj dhe u kthye për El Clasico vetëm në fund të muajit të kaluar.

Deri më tani, Raphinha ka shënuar dy gola dhe tri asistime në 11 paraqitje. Pavarësisht, drejtori sportiv i Barçës, Deco thuhet se vazhdon të mbështesë Raphinhan.

Barcelona do të tentojë që ta shesë atë për një shumë mbi 50 milionë euro, ndërsa për të paguan 60 milionë te Leeds në verën e vitit 2022. /Telegrafi/