Ish-ylli i Barcelonës, Xavi, e ka përshkruar La Ligan si kampionatin më konkurrues.
Xavi ka folur për vuajtjen e Barcës këtë sezon dhe klubeve tjera të mëdha, duke thënë se La Liga është shumë konkurruese.
“Përkundër një barazimi, një fitore dhe një humbje në tri ndeshjet e fundit në La Liga, Barcelona mbetet favorite në të gjitha garat”.
“Por, është mirë të shohim kampionatin që është më konkurrues, askush nuk e ka menduar se Barca, Reali dhe Atletico do të lëshonin kaq shumë pikë tani”.
“Kjo tregon se sa shumë po punojnë klubet e vogla që të zvogëlojnë diferencën në kualitet me top klubet”, u shpreh Xavi. /Telegrafi/