Trajneri i Barcelonës, Xavi, është i etur për të përzier të rinjtë dhe lojtarët me përvojë në skuadrën e tij.
Ferran Jutgla, Gavi dhe Nico të gjithë kanë rënë në sy nën drejtimin e Xavit, pasi kanë marrë shumë minuta dhe kanë shkëlqyer.
Trajneri i Barçës ka folur për situatën e skuadrës, teksa ka thënë se ndihet i befasuar që klubi nga Camp Nou ka humbur filozofinë e lojës.
“Unë nuk po u dërgoj asnjë mesazh lojtarëve veteranë. Puna që lojtarët me përvojë po bëjnë ka qenë e shkëlqyer”, ka thënë fillimisht Xavi.
“Është për t’u habitur që të rinjtë po shënojnë, por kjo nuk është një kritikë ndaj askujt tjetër”.
“Mënyra se si ata stërviten, si luajnë. Ne duhet të kthehemi në modelin e lojës që kemi humbur dhe kjo është një befasi për mua”.
“Kjo është e ardhmja e këtij klubi”, përfundoi trajneri i Barcelonës. /Telegrafi/