Emri i Xavi Hernandez vazhdon të jetë i lidhur për ta marrë drejtimin e gjigantit katalunas, Barcelonës.
Ish-mesfushori legjendar i klubit për momentin ndodhet në Katar, ku drejton skuadrën e Al-Sadd.
Megjithatë shpesh herë emri i tij është lidhur me Barcelonën dhe tekniku katalunas më në fund ka thyer heshtjen.
Xavi ka deklaruar se ëndrra e tij është ta drejtoj Barcelonën, por nuk e di nëse do të ndodhë një gjë e tillë së shpejti.
“Kam dëshirë që të trajnoj Barcelonën. Nuk e kam fshehur kurrë, është objektivi im, është ëndrra ime. Nuk e di nëse do të ndodhë apo jo, nëse do të kenë nevojë për mua apo jo”, u shpreh Xavi.
Tutje tekniku katlunas deklaroi se ndihet mirë në Katar, por nëse vije një ofertë nga Barcelona, atëherë do ta vlerësojë me qetësi.
“Për momentin jam i lumtur që jam trajner i Al-Sadd dhe jam shumë krenar për këtë aventurë në Katar. Nëse do të vijë një ofertë do të vlerësohet me qetësi dhe më pas do të vendos, por për momentin jam i lumtur këtu”, tha Xavi.
41-vjeçari shihet si favoriti kryesor për ta marrë drejtimin e Barcelonës në rast të largimit të holandezit Ronald Koeman. /Telegrafi/