Telegrafi

Xavi flet rreth rivalitetit Real Madrid – Barcelonë

Mesfushori spanjoll, Xavi Hernandez ka folur rreth ‘El Clasico’-s.

Xavi Hernandez, ish-mesfushori i Barcelonës i cili aktualisht luan në Katar, ka shpjeguar ndryshimin mes skuadrës katalanase dhe asaj madrilene, duke theksuar se ndryshimi mes tyre qëndron te mentaliteti.

“Te Barcelona kërkohet të fitohet dhe të luhet bukur. Reali fiton një ndeshje 3-2 me përmbysje dhe flitet për fitore epike dhe për shpirt skuadre”.

“Kur ne fitonim në minutën e fundit diskutohej gjithë javën pse ndodhi kështu. Në Madrid fitojnë ndeshjen dhe nuk ka debate. Kjo është forca e tyre”, tha Xavi në një intervistë të gjatë për gazetën “Marca”.

Gjithashtu, Xavi mendon se Madridi ka edhe një karakteristikë tjetër që e ndihmon shumë, bashkimin.

“Kur gjërat shkojnë keq, Madridi bashkohet. Lojtarët, stafi dhe shtypi bëhen bashkë. Në Madrid nuk i bëjnë presion Presidentit të klubit, në Barcelonë i bëhet jashtëzakonisht shumë. Barcelona nuk është kurrë e bashkuar”, shpjegoi Xavi. /TopChanel/