Site icon Telegrafi

Xavi me fjalë të mëdha për Lamine Yamal, por tregon një shqetësim që ka për të

Lamine Yamal është sensacioni i këtij fillim sezoni te Barcelona në La Liga.

Sulmuesi i talentuar ka dhuruar një tjetër paraqitje fantastike në fitoren e katalunasve 3-4 në udhëtim te Villarreali.

16-vjeçari u zgjodh futbollist i ndeshjes pasi asistoi tek goli i parë dhe ishte kyç me gjuajtjen e tij në golin e fundit të realizuar nga Lewandowski.

Megjithatë trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez e ka pranuar se Yamal ka vështirësi në aspektin defensivë, por e ka quajtur gjë normale për një adoleshent 16 vjeçar.

Lexo po ashtu Spektakël me shtatë gola të shënuar, Barcelona fiton me përmbysje në udhëtim te Villarreali

“Lamine Yamal ka vështirësi kur mbrohet, por kjo është normale. Ai është vetëm 16 vjeç dhe ajo që na jep në sulm e mbulon atë”, tha Xavi pas fitores ndaj Villarreal.

Tutje trajneri katalunas ka thënë se kanë pritje të mëdha për sulmuesin e talentuar dhe ai po luan nga minuta e parë jo për teket e tij, por për shkak se e meriton.

Lexo po ashtu Shkëlqimi i 16-vjeçarit Lamine Yamal ndaj Villarrealit - lojtari i ndeshjes dhe merr duartrokitjet e tifozëve vendas

“Pritjet janë shumë të larta sepse kjo është ajo që shihni. Ai nuk është titullar për shkak të tekave të trajnerit, por për shkak të asaj që bën”.

“Vendimmarrja e tij është pothuajse gjithmonë më e mira dhe shpesh më e mira. Kjo është gjëja më e vështirë në futbolli.Ai është i jashtëzakonshëm”, deklaroi Xavi. /Telegrafi/ 

Exit mobile version