Site icon Telegrafi

Xavi: Ëndërroj të bëhem trajner i Barcës, por nuk do të ndodhë në fund të këtij sezoni

BARCELONA, SPAIN - MAY 23: Xavi Hernandez of FC Barcelona cries as he speaks to the spectators after the La Liga match between FC Barcelona and RC Deportivo La Coruna at Camp Nou on May 23, 2015 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Legjenda e Barcelonës, Xavi Hernandez, ëndërron që një ditë të bëhet trajner i Blaugranëve, mirëpo e ka bërë të qartë se nuk është në listë për ta zëvendësuar Luis Enriquen në fund të sezonit.

Në javën e kaluar, trajneri aktual i katalunasve bëri të ditur se do ta lëshojë postin në verën që vjen, ndërsa ish-mesfushori spanjoll është përmendur si zëvendësues i mundshëm i tij.

Lexo po ashtu Enrique konfirmon largimin nga Barcelona gjatë verës

Megjithatë, 37-vjeçari që luan për ekipin nga Katari, Al Sadd, ka hedhur poshtë thashethemet për angazhim të menjëhershëm, por ka thënë se në të ardhmen do të dëshironte të bëhej trajner i Barcës.

“E kam ëndërr të bëhem trajner i Barcelonës dhe jam në rrugë që ta bëj projekt real. Po punoj që të bëhem trajner, por një herë duhet t’i marr licencat për trajner”.

“Janë shumë gjëra për të mësuar kur është fjala për t’ia dalë me një zhveshtore me 25 lojtarë dhe me një staf teknik dhe mjekësor”.

“Mirëpo, zëvendësimi i Luis Enriques në sezonit e ardhshëm, nuk është i mundur. Duhet t’i kryej provimet e mia”.

“Akoma mendoj si një lojtar dhe jo si trajner. Sezoni i ardhshëm do të jetë i fundit për mua si lojtar. Pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka deklaruar Xavi për Le Parisien. /Telegrafi/

Exit mobile version