Xavi ka treguar se përkundër moshës ka ende kualitet në këmbët e tij.
37-vjeçari shënoi nga gjuajta e lirë në minutën e 39-të, kjo në fitoren Al-Sadd me rezultat 4-1 Umm-Salal.
Spanjolli mashtroi portierin kundërshtar paraprakisht dhe pastaj me një gjuajte mjeshtërore shënoi në këndin ku ishte vendosur portieri.
Sa ishte pjesë e Barcelonës, Xavi kishte shënuar shpesh herë gola të tillë.
Për klubin katalunas mesfushori ishte paraqitur në 505 ndeshje, ku kishte shënuar 58 gola. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=sWsYgCMF0FQ