Xavi ka kërkuar nga Barcelona që gjatë afatit kalimtar të verë të tentojnë transferimin e Jules Kounde nga Sevilla.
Mbrojtësi francez është i gatshëm që t’i ndajë rrugët me skuadrën aktuale, derisa në verën e kaluar ishte afër transferimit te Chelsea.
Sipas asaj që raporton Diario Sport, Xavi dëshiron që zyrtarët e Barcelonës të fillojnë sa më parë bisedimet me përfaqësuesit e Koundes.
Strategu e di se shumë skuadra janë vënë pas mbrojtësit dhe do të jetë një garë e ashpër për t’i siguruar shërbimet e tij.
Në garë për Kounden është edhe Manchester United, që po ashtu insiston të transferojë atë në verë.
Mirëpo, Chelsea po i prinë garës për shërbimet e tij dhe Xavi dëshiron që Barcelona ta rrëmbejë francezin nga duart e bluve. /Telegrafi/