Site icon Telegrafi

Xavi e lë pezull rikthimin e mundshëm te Barcelona

Xavi Hernandez duket se nuk e ka ndërmend që të kthehet te Barcelona për së paku edhe dy vite.

Mesfushori legjendar, që aktualisht është trajner i Al Saddit, ishte afër të merrte drejtimin e skuadrës katalunae në verën e këtij viti.

Mirëpo, Ronald Koeman e zëvendësoi Quique Setienin e shkarkuar, derisa Xavi mbeti në Katar.

“Derisa me kohë janë duke i integruar në profesionin e trajnerit, nuk planifikoj të largohet nga Al Sadd edhe për ca kohë”, ka thënë spanjolli në një intervistë për Goal.com.

“Tani për tani, jam duke tentuar që të kalojë ca kohë këtu dhe mendoj që do të jem edhe për dy vite”.

Lexo po ashtu France Football zgjedh 'Formacionin e Ëndrrave' - i mbushur me legjenda nga të gjitha kohërat

“Kontrata ime është deri në vitit 2022 dhe më pas do të shikojmë se çfarë do të ndodhë, mirëpo unë jam i lumtur këtu”, ka shtuar më tej Xavi.

Spanjolli ende lidhet me një rikthim në Camp Nou si trajner, por që mbetet të shihen sukseset e Koemanit te Blaugranasit. /Telegrafi/

Exit mobile version