Telegrafi

Xavi e konfirmon se Dembele do të largohet: Nuk kemi mundësi të konkurrojmë me atë ofertë

Ousmane Dembele pritet të jetë i larguari i radhës nga Barcelona dhe do të rikthehet në Ligue 1.

Paris Saint Germain e ka paguar klauzolën e lojtarit prej 50 milionë eurove dhe tanimë të gjithë janë në pritje të zyrtarizimit të tij.

Edhe trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka folur pas fitores ndaj Milanit 0-1 për të ardhmen e Dembeles duke potencuar se francezi ka kërkuar largimin drejt PSG-së.

Lexo po ashtu PSG ka disa ditë shtesë për të paguar 50 milionë euro për Dembelen

“Do të jem i qartë, Dembelé na ka kërkuar të largohet. Ai na tha se ka një propozim nga PSG, se e kanë thirrur prej andej dhe ka qenë shumë i drejtpërdrejtë, është një vendim personal dhe nuk mund të bëjmë asgjë”.

“Më dhemb shumë sepse jemi kujdesur shumë për të kështu që se ai ishte i lumtur dhe vazhdoi të bënte diferencën, por ai e ka këtë propozim, ka thënë se dëshiron të largohet dhe prandaj nuk ka luajtur”, tha Xavi.

Lexo po ashtu Luis Enrique është vendimtar në marrëveshjen për të nënshkruar me Dembelen

Tutje trajneri ka thënë se Barcelona nuk ka mundësi të konkurrojë me ofertën e PSG-së dhe për këtë nuk kanë se çfarë të bëjnë.

“Është ligji i tregut, ne nuk mund të konkurrojmë me këtë propozim, është jashtë mundësive tona dhe i uroj atij gjithë fatin në botë, sepse ai na ka dhënë shumë, të paktën kur kam qenë trajner”

“Jam pak i zhgënjyer, po, por ai na tha se tashmë ka folur me Luis Enrique dhe me Nasser Al-Khelaïfi dhe nuk kishte asnjë mënyrë për ta bindur atë, ne u përpoqëm, por vendimi u mor. E pashë ai ishte aq i lumtur që nuk ishte, unë e prisja atë”, përfundoi trajneri katalunas. /Telegrafi/