Xavi Hernandez nuk bëri aspak ‘bllof’ kur tha se është i gatshëm të vendoste rregull në dhomën e zhveshjes së Barcelonës dhe Ousmane Dembele është lojtari i parë që e ka provuar këtë gjë, duke u gjobitur për vonesën në stërvitje të premten.
Ish- trajneri i Al Sadd ka vendosur një sërë rregullash në ekip pas mbërritjes së tij, me Gerard Piquen që ia ndaloi të bënte një paraqitje në një shfaqje televizive të njohur disa ditë pasi Xavi zbarkoi në Barcelonë.
Ndërkohë, siç zbulohet nga ESPN, Dembele është dënuar me gjobë për tre minuta vonesë në stërvitje pasi mbërriti në orën 08:33, ndërsa ai do të ishte në terrenin stërvitor të Barcelonës në orën 08:30.
Kjo nuk ishte hera e parë që Dembele paraqitet me vonesë në stërvitje dhe kjo ka ndodhur në shumë raste në të kaluarën.
Thursday's workout highlights
🔊 𝑆𝑜𝑢𝑛𝑑 𝑂𝑛 🔊 pic.twitter.com/WbuZEg9oYw— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 12, 2021
Shuma e gjobës mbetet e pazbuluar, por fakti që Dembele ka qenë i pari që i është shqiptuar një qortim vetëm pak ditë pas emërimit të Xavi, e bën të qartë synimin e trajnerit për t’i qëndruar besnik fjalës së tij. /Telegrafi/