Telegrafi

Xavi dhe gruaja e tij bëhen pjesë e luftës kundër coronavirusit, dhurojnë një shifër të majme parash

Ish-mesfushori i Barcelonës, Xavi, ka dhuruar një milion euro në një spital në Kataluni, si pjesë e betejës së vazhdueshme kundër virusit Covid 19 në Spanjë.

Xavi, dhe bashkëshortja Nuria Cunillera, kanë bërë dhurimin për Spitalin Klinik të Barcelonës, ​​pas një fushate për mbledhjen e fondeve të nisur nga klinika.

Dyshja kanë lëshuar një video përmes llogarisë zyrtare të klinikës në Twitter, duke siguruar detaje se për çfarë do të përdoret donacioni i tyre.

Lexo po ashtu Lionel Messi ndan një milion euro për luftën ndaj coronavirusit

“Me këtë donacion, spitali do të marrë pajisje për pacientët dhe stafin e kujdesit shëndetësor”.

“Bashkohuni me përgjigjen e Coronavirusit, futuni në faqen e internetit të spitalit dhe bëni një donacion, së bashku mund të dalim nga kjo përpara”.

Ish-reprezentuesi spanjoll i është bashkuar një numri në rritje të futbollistëve të La Ligës dhe Spanjës që kanë dhuruar fonde bamirëse në luftën kundër virusit javët e fundit.

Ish-trajneri i Xavit, Pep Guardiola, u ka dhuruar autoriteteve shëndetësore katalunase para të majme, ashtu sikurse edhe Lionel Messi, Rafinha dhe Thiago Alcantara.

Lexo po ashtu Xavi projekton të ardhmen me Barcelonën: Dua të kthehem, por me kontroll të plotë në vendimmarrje

40-vjeçari, i cili aktualisht është në krye të klubit nga Katari, Al Sadd, gjithashtu ka lënë të kuptohet se javët e fundit ai do të dëshironte të kthehej si menaxher i Barcës në të ardhmen .

Klubi gjithashtu ka konfirmuar se lojtarët do të ulin pagat për 70 për qind për të mbështetur pagesat për stafin e klubit që nuk luan. /Telegrafi/